Kosova

Një URIM për Ramën vjen dhe nga Presheva, Sinani: Fitorja juaj, shpresë për shqiptarët e Luginës!

Shkruar nga Liberale

Një URIM për Ramën vjen dhe nga Presheva, Sinani: Fitorja juaj,

Pas liderëve europianë dhe botërorë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, një përshëndetje speciale ka ardhur edhe nga Lugina e Preshevës.

Ka qenë Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka uruar kryeministrin Edi Rama për mandatin e ri qeverisës, duke theksuar mbështetjen dhe vlerësimin e shqiptarëve të Luginës për lidershipin e tij.

Në një letër urimi, Sinani vlerëson fitoren e Ramës si “dëshmi e besimit të qytetarëve të Shqipërisë në udhëheqjen vizionare dhe reformuese” të kryeministrit, duke e cilësuar këtë sukses si frymëzues edhe për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë të veçantë për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për ngritjen e zërit kundër pasivizimit të adresave dhe për përkrahjen e vazhdueshme në përballjen me vështirësitë me të cilat përballemi çdo ditë”, shkruan Sinani.

Mes të tjerash Sinani vlerëson gjithashtu rolin që po luan qeveria shqiptare përmes institucioneve diplomatike në mbështetje të shqiptarëve të Luginës, duke e cilësuar këtë angazhim si “burim shprese dhe qëndrueshmërie”.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH