Humbin jetën në aksident dy vajza në Kosovë. Njëra prej tyre e mitur
Një ngjarje tragjike u mori jetën dy vajzave të reja shqiptare.
Aksidenti ndoshi në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vet-aksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.
Viktima e mitur është Anita Vrellaku, 17-vjeçare, që ishte pasagjere.
Në foto: 27-vjeçarja Heroina Haliti – Aliu, e cila drejtonte automjetin dhe humbi jetën në aksident.
"Mbrëmë pas orës 22:00, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dy personave që gjendeshin në të.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimore, për të bërë ekzaminimin e plotë të vendit të aksidentit.
Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi" the policia.