Sot, më 16 maj 2025, rreth orës 14:50, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Kamenicë-Gjilan.
Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një vetëaksident ku është përfshirë një kamionetë me targa vendore. Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Si pasojë, kamioneta është rrokullisur.
Në këtë aksident, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në emergjencën e Gjilanit për trajtim mjekësor. Pas trajtimit, ai është liruar për në shtëpi.