Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar pasi dyshohet se ka marrë me forcë një 31-vjeçar në automjetin e tij dhe e ka mbajtur të mbyllur për rreth 2 orë. Sipas hetimeve, 44-vjeçari e ka goditur me grushte viktimën për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë reaguar menjëherë pas informacionit dhe kanë arritur të kapin dhe të arrestojnë autorin, shtetasin D. P., i cili është vënë në pranga.
Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.