Aktualitet

Shqiptari nga Shkodra bëhet hero në Londër, shpëton një vajzë 7-vjeçare nga mbytja

Shkruar nga Liberale.al

Shqiptari nga Shkodra bëhet hero në Londër, shpëton një

Një shqiptar nga Shkodra, Hismet Smakaj, është kthyer në hero në Londër pasi shpëtoi një vajzë 7-vjeçare nga mbytja në lumin Thames. Ngjarja ndodhi të shtunën, më 17 maj, në zonën Newham, Londër, ndërsa Hismeti po shëtiste me bashkëshorten pranë lumit.

Vajza, që më pas u mësua se është autike, kaloi barrierat dhe u hodh në ujë. Pa u menduar gjatë, Hismet Smakaj, 65 vjeç, hoqi rrobat dhe u hodh në lumë. Ai arriti ta kapë vajzën rreth pesë metra larg dhe ta nxjerrë në breg, para se të ndodhte ndonjë tragjedi.

Të pranishmit nisën ta duartrokasin dhe e quajtën "hero". Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Vajza u dërgua në spital dhe gjendja e saj është ende e panjohur për Smakajn.

Në një prononcim për gazetarin Muhamed Veliu të Top Channel, Hismeti tha:
“Nëse nuk do ta shpëtoja, do më mbetej peng për gjithë jetën. Pa asnjë hezitim do ta bëja përsëri.”

Ai tregoi se deri tani nuk është kontaktuar nga prindërit e vajzës, por ka shumë dëshirë të mësojë si është ajo.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH