Politikë

Zbulohet se ku dhe kur SOCIALISTËT do të festojnë fitoren e mandatit të katërt radhazi

Shkruar nga Liberale

Zbulohet se ku dhe kur SOCIALISTËT do të festojnë fitoren e

Socialistët do të festojnë fitoren e 11 majit të hënën në mbrëmje.

Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë, thekson se organizimi do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Të ftuar so të jenë kandidatët e PS në listat zgjedhore të 11 majit, por jo vetëm.

Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë.
Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet pasi u vodhën nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH