Aktualitet

Hapet tuneli i Llogarasë nga data 24 maj

Shkruar nga Liberale.al

Hapet tuneli i Llogarasë nga data 24 maj

Nga data 24 maji, tuneli i Llogarasë do të jetë i hapur për të gjitha automjetet, përveç mjeteve me tonazh të rëndë. Ky tunel do të lehtësojë udhëtimin drejt bregdetit të jugut dhe do të ndihmojë sezonin turistik.

Kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, për të mbështetur turistët dhe pushuesit gjatë verës. Ky lajm u bë i ditur nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe nga kryeministri Edi Rama.

 

Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë . Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.“- thuhet në postimin e kryeministrit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH