Showbiz

Çfarë ndodhi! Marrin fund miqësitë në “Ferma Vip”? Dorina Mema: Secili është…

Shkruar nga Liberale
Çfarë ndodhi! Marrin fund miqësitë në “Ferma

Edhe mbrëmja e gjashtëmbëdhjetë prime e spektaklit “Ferma VIP 2” në Vizion Plus solli një përzierje emocionesh të forta, rrëfime që prekën këdo si dhe vendime strategjike që tronditën lojën.

Një kthesë e befasishme loje, ishte surpriza që befasoi jo vetëm dy konkurrentët që ishin në nominim por dhe publikun.

Hajmalia e fatit solli rrotacionin e papritur, e cila këtë herë iu besua kryefermer Andreas.

Agai i dorëzoi këtij të fundit hajmalinë me fuqinë për të shpëtuar të dy fermerët, por me një çmim të rëndë, njëri prej tyre duhej të shkonte në nominim të përhershëm.

Andrea vendosi të djegë televotimin e mbrëmjes, por në fund zgjodhi që Frederik Ndoci të përballet çdo javë me sfidën e televotimit.

“E zgjedh Frederik Ndocin sepse e shoh si finalist”, tha Andrea.

Rreth spektaklit të djeshëm, si çdo të shtunë u diskutua në “Ferma Club” në “Vizion Plus” nën moderimin e Ditea Berishës.

Pjesë e panelit ishin Klotilda Harka, Kostandin Feshti  dhe Dorina Mema. Ndëra në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte motra e Andreas, Ana.

Ana: Andrea është 100% i vërtetë. Duke e ditur që Nenna me Yllin shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe do bënin të pamundurën për të fituar sfidën, dhe të mos shkonin në nominim, të njëjtën gjë do bënte dhe Andueli me Frederikun. Prandaj bëri këtë zgjedhje.

Klotilda Harka: Tani secili mendon si të mbetet në historinë e Fermës. Andrea sheh si rivalin më të fortë Anduelin për mendimin tim. Duke vendosur Frederikun në nominim të përhershëm, i bëri një “diss” Anduelit duke i thënë “nuk të shoh si rival të fortë”, por në nënndërgjegje e shikon si rivalin më të fortë.

Kostandin Feshti: Rrezikoi mikun e tij më të mirë.

Dorina Mema: Ndihet gara për të fituar, nuk ka më miqësi. Secili nga brenda e ka kuptuar që tani jemi për veten tonë.

Ana: Ai e ndjen afër zemrës dhe e konsideron një shok të mirë Anduelin. Ai e di që Frederiku do t’ia dalë këtij nominimi dhe donte t’i jepte Anduelit më shumë kohë./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH