Showbiz

Ngacmoi sek*ualisht dy gra gjatë xhirimeve, 18 muaj burg për aktorin e njohur dhe gjobë prej...

Shkruar nga Liberale

Ngacmoi sek*ualisht dy gra gjatë xhirimeve, 18 muaj burg për aktorin e

Aktori francez Gérard Depardieu është dënuar me 18 muaj burgim me kusht dhe një gjobë prej mbi 32 mijë dollarësh, pasi u shpall fajtor për sulm seksual ndaj dy grave në sheshxhirim gjatë vitit 2021. Vendimi u dha të martën, më 13 maj, nga një gjykatë në Paris, sipas Reuters dhe Associated Press.

Depardieu, 76 vjeç, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por përmes avokatit të tij ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin dhe mohon çdo akuzë. Gjykata urdhëroi gjithashtu që ai të regjistrohet në listën kombëtare të abuzuesve seksualë.

Ngjarjet lidhen me xhirimet e filmit “Les Volets Verts” në vitin 2022, ku një dekoratore 54-vjeçare dhe një asistente regjisore 34-vjeçare e akuzuan aktorin për sjellje të papërshtatshme dhe ngacmime seksuale.

Dekoratorja rrëfeu para gjykatës se Depardieu e kishte prekur në mënyrë të përsëritur, përfshirë edhe në gjoks, ndërsa ai qeshte me sjelljen e tij. “Isha e tmerruar,” tha ajo. “Ai po qeshte, dukej si i çmendur.” Edhe asistenteja regjisore dha dëshmi të ngjashme.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH