Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Njoftim zyrtar nga FSHF

Shkruar nga Liberale.al

Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Njoftim zyrtar nga FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dëshiron të përgënjeshtrojë një lajm të pavërtetë që është shpërndarë së fundmi nga një media online në Zvicër. Ky lajm pretendon gabimisht se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar nga ndeshja Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ky pretendim është plotësisht i rremë. FSHF ka kontaktuar zyrtarisht median në fjalë dhe është në pritje të një reagimi nga ana e tyre.

Sqarojmë se biletat për këtë ndeshje do të shiten në mënyrë të drejtë, të hapur dhe pa asnjë diskriminim. Të gjithë tifozët, pavarësisht vendbanimit, do të kenë mundësi të aplikojnë për bileta përmes një formulari elektronik që do të publikohet më 15 maj në faqen zyrtare të FSHF-së. Aplikimi do të zgjasë dy javë dhe në fund do të zhvillohet një short për përzgjedhjen e tifozëve që do të kenë të drejtën për të blerë bileta. Të përzgjedhurit do të njoftohen me email.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH