Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Lezhë, ja çfarë dyshohet...

Shkruar nga Liberale

Shkrumbohet banesa në Lezhë, ja çfarë dyshohet...

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Rrile të Lezhës.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, megjithatë grupet hetimore të Policisë së Shtetit dhe specialistët e Shërbimit Zjarrfikës po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve.

Banesa ndodhetn në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj. Si pasojë e flakëve u shkaktuan dëme të mëdha materiale, pasi zjarri shkrumboi të gjitha orenditë dhe pajisjet brenda saj.

Por fatmirësisht, anëtarët e familjes kanë arritur të dalin në kohë nga banesa dhe nuk ka persona të lënduar.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse nuk mundi të parandalojë djegien e plotë të godinës, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.

Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH