Sociale

Ndahet nga jeta mësuesja që kërkoi ndihmë për kurim

Shkruar nga Liberale

Ndahet nga jeta mësuesja që kërkoi ndihmë për kurim


Vuante nga sëmundje e rëndë, ndahet para kohe nga jeta mësuesja e nderuar e shkollës speciale Anxhela Latifi. Ajo la pas një fëmijë të mitur 11 vjeç, si dhe trishtim për të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Ndahet para kohe nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë një nga mësueset e nderuara të shkollës speciale në Korçë Anxhela Latifi.

Lajmin e hidhur e ndan Emiljano Muharrem, me një mesazh në rrjetet sociale.

Ndahet nga jeta mësuesja që kërkoi ndihmë për kurim

"I zymtë ky mëngjes, i hidhur lajmi për ty Anxhela Latifi . Jam pa fjalë, por jam i bindur se si një engjëll lart në qiell do i japësh forcë dhe kurajo familjes tënde.

Ndahet nga jeta mësuesja që kërkoi ndihmë për kurim

Për ne do të mbetesh Anxhela e dashur, e qeshur një nënë shembullore dhe një mësuese e përkushtuar.
U prefsh në Paqe mikja ime " shkruan ai.

Ndahet nga jeta mësuesja që kërkoi ndihmë për kurim

Mësuese Anxhela u diagnostikua me limfomë jo Hodgkin me qeliza T, një sëmundje e rrallë, kancer por i shërueshmëm.

Disa kohë më parë nëpërmjet ndihmës së qytetarëve korçare dhe jo vetëm, nëpërmjet whydonate mundi të mbledhë 10 mijë euro për kurimin e saj, por gjithë këto shpenzime shkuan në “Shën Lukasi” në Selanik për trajtimet e përmuajshme, aty ku sipas miqve mbeti disa muaj më parë borxh rreth 13 mijë euro.

Si të mos mjaftonte borxhi, ajo ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në palcën kurrizore (nuk di detajet shëndetësore), e cila kushton rreth 50.000 euro.
Iu bë thirrje edhe bashkisë së Korçës dhe qeverisë për ndihmë disa muaj më parë.
Sot mësuese Anxhela mbylli sytë përgjthmonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH