Aktualitet

U arrestua një natë para ditës së zgjedhjeve, jepet VENDIMI për bashkëshortin e Elda Hotit

Shkruar nga Liberale

U arrestua një natë para ditës së zgjedhjeve, jepet VENDIMI

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë me masën “detyrim paraqitjeje” Ladi Ndojën, bashkëshortin e deputetes demokrate Elda Hoti, dhe Amarildo Jushin,  pasi u arrestuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen.

Policia informoi se ata i kanë zënë rrugën me makinat e tyre një automjeti ku ndodhej Renuar Kola, drejtor i arsimit në Rrëshen, dhe një person tjetër. Dy të ndaluarit dyshonin se Kola dhe shoqëruesi i tij po merreshin me blerje votash.

Pas kontrollit, në makinat e Ladi Ndojës dhe Amarildo Jushit janë gjetur disa lista me emra personash, të cilat po hetohen nëse kanë lidhje me zgjedhjet. Ndërkohë, në makinën e Kolës nuk u gjet asgjë e paligjshme.

Pas dy ditësh në ndalim, gjykata vendosi që të mos i mbajë më në paraburgim, por t’u kërkojë të paraqiten herë pas here para autoriteteve, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH