Aktualitet

Plas grushti në qendrën e numërimit në Tiranë, 7 vëzhguesit përfundojnë në polici

Shkruar nga Liberale

Plas grushti në qendrën e numërimit në Tiranë, 7

Një sherr i paprecedentë ka ndodhur në një prej qendrave të votimit në Tiranë ku 7 persona të cilët janë vëzhgues në KZAZ Nr. 32 përfunduan në komisariat dhe më pas u lanë të lirë pas deklaratave.

Sipas njoftimi të policisë 7 shtetasit po konfliktoheshin për motive të dobëta.

“Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë. Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

 

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH