Aktualitet

Nuk ka më kontrolle! Hapet sot kalimi pa ndalesa mes Shqipërisë dhe Kosovës

Shkruar nga Liberale

Nuk ka më kontrolle! Hapet sot kalimi pa ndalesa mes Shqipërisë

Duke nisur nga sot, 1 maj 2025, hyn në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që lejon qytetarët të kalojnë kufirin pa pasaportë apo letërnjoftim për pjesën më të madhe të vitit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë parashikohet që qytetarët mund të lëvizin lirshëm gjatë periudhës 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt.

Gjatë muajve të tjerë, kalimi kufitar bëhet me procedura të përshpejtuara. Lëvizja e lirë synon të nxisë zhvillimin ekonomik, turistik dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në orët e para të mëngjesit, pika e Morinës është përballur me fluks të shtuar udhëtarësh nga Kosova, që kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar 1 Majin dhe për të kaluar disa ditë pranë bregdetit.

Shkurtimi i barrierave kufitare jo vetëm përshpejton lëvizjen, por forcon edhe më shumë lidhjet mes dy vendeve.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH