Aktualitet

MOTI sot me kthjellime dhe vranësira të pakta, temperatura deri në 12 gradë Celcius

Shkruar nga Liberale

MOTI sot me kthjellime dhe vranësira të pakta, temperatura deri

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime, përjashtuar ekstremin verilindor – juglindor, ku priten vranësira të dendura.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH