Aktualitet

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca paraprake, shkak debatet mes palëve

Shkruar nga Liberale

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca paraprake, shkak debatet mes

Seanca paraprake për çështjen “Metamorfoza” është shtyrë. Shkak janë bërë debatet mes palëve për mënyrën se si janë marrë komunikimet në aplikacionin e koduar Sky ECC nga drejtësia shqiptare.

Në sallë ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Në seancën paraprake, organ ii akuzës ka shpjeguar mënyrën se si kanë ardhur komunikimet në vendin tonë dhe nëse janë marrë në rrugë të ligjdhme. Sipas avokatëve, Prokuroria ka pranuar që janë përgjime dhe i gjithë diskutimi është juridik.

Në seancë gjykim të shkuruar ka kërkuar ish-prokurori Xhevahir Lita, Oltion Bistri dhe Asmer Bilali.

Kërkesa e tyre do të shqyrtohet në treshen gjykuese. Biznesmeni Pëllumb Gjoka do të shkojë me gjykim të zakonshëm dhe të pandehurit e tjerë. Seanca u shty për shkak të mbarimit të orarit zyrtar dhe do të vijojë më datë 8 tetor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH