Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, në aksin Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Vidhas. Paraprakisht raportohet se një automjet është përplasur me një autobus, ndërsa ka të lënduar.
Makina është dëmtuar pjesërisht nga përplasja, kurse autobusi ka dalë jashtë rruge.
Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca për të transportuar personat e lënduar në spital. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.