Aktualitet

FOTO E DITËS: Të ulur këmbëkryq, banorët e Hotolishtit bllokojnë rrugën pasi projekti i ri "fshin" shtëpitë e tyre

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITËS: Të ulur këmbëkryq, banorët e Hotolishtit

Këtë të dielë banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd po protestojnë në kundërshtim të projektit të rrugës e cila kalon në zonë dhe prish me dhjetëra shtëpi të sapondërtuara.

Ata kërkojnë shpronësime me çmime më të larta dhe ndërtimin e tunelit, ndërsa shprehen se janë shpërfillur nga ministrja Belinda Balluku edhe pse i janë drejtuar në lidhje me kërkesat e tyre.

Para kamerave ata kërkojnë nga qeveria të merren në konsideratë kërkesat e tyre, lidhur me shpronësimet.

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH