Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Loredana Brati, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet e saj sociale disa fotografi të realizuara nga festa e realizuar për ditën e saj të veçantë.
Gjithashtu Loredana ka postuar edhe urimet që familjarët dhe miqtë i kanë bërë me rastin e ditëlindjes. E ajo që u vu re ishte se asnjë nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët ajo pati krijuar një raport të mirë, nuk e kanë uruar publikisht.
Ndërkohë postimi që mori më shumë vëmendje ishte ai i Jozefin Markut, i cili përmes një postimi në “Instastory” uroi Loredanën për ditëlindje. Ky postim ngriti dyshime në lidhje me raportin e dy ish-banorëve të BBV 4, të cilët në shtëpi nisën një romancë që pati shumë ulje dhe ngritje.
Por ajo që u komentua më shumë ishte veprimi i Loredanës. Kjo e fundit e ripostoi njëherë urimin e Jozit, por më pas vendosi që t’a fshinte.
Nuk dihet se çfarë po ndodh me ata të dy, pasi që pas daljes nga “Big Brother VIP 4” ata nuk janë parë më bashkë. Edhe në intervistat që Brati ka dhënë, nuk ka treguar shumë në lidhje se si është raporti i saj me Jozin.