Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kodër Rrëshen të Mirditës. Një elektricist 37-vjeçar humbi jetën teksa punonte për të çuar energjinë elektrike në një qendër votimi.
Mësohet se viktima është Emiljnao Bunga, punonjës i OSHEE-së. Nga ngjarja kanë mbetur të dëmtuar edhe dy eletricistë të tjerë.
“Rreth orës 12:00, në Rrëshen, shtetasi E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën. Gjatë punës janë dëmtuar lehtë edhe shtetasit Z. P., 60 vjeç, dhe T. D., 58 vjeç, elektricistë”, njoftoi policia.