Aktualitet

E denoncoi Berisha, e pëson PRONARI i lokalit në Peqin, ja çfarë u zbulua

Shkruar nga Liberale

E denoncoi Berisha, e pëson PRONARI i lokalit në Peqin, ja

Policia ka zbuluar disa fletë në fshatin Pekisht në peqin, që ngjajnë me fletët e votimit, të cilat nuk ishin të mbushura dhe dyshohet se janë false. Ato u gjetën në një lokal, bashkë me një listë me emra njerëzish që mund të kishin lidhje me zgjedhjet.

Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe 280 mijë lekë, që i përkisnin pronarit të lokalit. Më pas, në shtëpinë e tij u gjetën edhe një pushkë e vjetër dhe një armë sportive.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse këto gjëra lidhen me ndonjë përpjekje për të ndikuar në zgjedhje. Rasti po hetohet më tej.

Njoftimi i Policisë:

Peqin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.

Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH