3 shenjat që duhet të tregojnë kujdes këtë të shtune 24 maj 2025:
1. Peshorja
Dita ju vë përballë një zgjedhjeje të brendshme – midis asaj që ju jeni dhe asaj që të tjerët presin prej jush. Ndikimi i Hënës në sektorin financiar kërkon vëmendje në shpenzime dhe vendime ekonomike. Në dashuri, kini kujdes nga përpjekja për të kënaqur të tjerët me koston e vetes. Më mirë sinqeritet sesa paqe e rreme.
2. Ujori
Një sfidë në punë ose një pritje e paparashikuar mund t’ju vendosë në pozita të pakëndshme. Mos lejoni që tensioni t’ju largojë nga vetvetja. Në marrëdhënie, kërkohet më shumë përkushtim se sa jeni gati të jepni sot. Ndiqni rrjedhën, por mos i neglizhoni ndjesitë që po ju paralajmërojnë.
3. Dashi
Plutoni risjell emocione të vjetra dhe një lloj shqetësimi të brendshëm që nuk duhet injoruar. Edhe pse jeni zakonisht impulsivë dhe të drejtëpërdrejtë, sot duhet të tregoni më shumë kujdes me fjalët dhe vendimet. Kujdes me grindjet në çift apo me kolegë më mirë një hap pas, sesa një gabim që lë gjurmë.