Aktualitet

Gara e VOTËS mbyllet sot! Emigrantët në orët e fundit, Greqia shtyn afatin

Shkruar nga Liberale

Gara e VOTËS mbyllet sot! Emigrantët në orët e fundit,

Këtë të enjte, 8 maj, përfundon edhe afati që fletët e votimit të emigrantëve shqiptarë, të qëndrojnë në pikat e DHL në të gjitha shtetet.

Fletët që nuk tërhiqen gjatë ditës së sotme, kthehen në Shqipëri.

Ndërkaq, përjashtim bën Greqia, që për shkak të problematikave, zyrat e DHL do të qëndrojnë të hapura edhe më 9 maj.

Nga Greqia, kanë ardhur edhe 12 fleta të tjera votimi në zarf, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 31,338.

Deri tani janë hedhur mbi 2000 në sistem dhe pjesa me e madhe i takon Greqisë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH