Familja Mbretërore dhe politikanë të lartë, përfshirë ish-kryeministra, po marrin pjesë në një shërbim falënderimi për të shënuar 80 vjetorin e Ditës së Fitores në Evropë.
Në një moment Mbreti Charles III u pa duke shtrënguar duart dhe duke biseduar me disa nga veteranët e pranishëm në ceremoni.
Ndërkaq Mbreti dhe Princi William vendosën kurora pas një heshtjeje dy-minutëshe në mesditë.
"Mbaj mend gjithçka që ndodhi 80 vjet më parë sikur të kishte ndodhur dje", tha një veteran 103-vjeçar, Harry Winter./ LIberale.al/