Globi

Putin shokon Donald Trump: Unë e admiroj MELANIA-n më shumë se ty!

Shkruar nga Liberale

Putin shokon Donald Trump: Unë e admiroj MELANIA-n më shumë se

Presidenti i SHBA-ve, donald Trump ka habitur paksa me deklaratën e tij së fundmi.

Mes bisedave për negociatat e paqes për luftën në Ukrainë dhe tregtinë Rusi-SHBA Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte përmendur edhe Zonjën e Parë, Melania duke shprehur admirim për 55-vjeçaren.

“Amerika është me fat që ka një Zonjë të Parë kaq të përkushtuar. Më lejoni t’ju them se ajo është me të vërtetë një person shumë i dedikuar. Dëgjoni çfarë më tha Putin. ‘Ata e respektojnë shumë gruan tuaj’. Unë i thashë ‘Po unë?’ Jo, atyre u pëlqen më shumë Melania. Kjo nuk ishte mirë. Nuk e di nëse kjo ishte mirë, por jam në rregull me këtë”, është shprehur Presidenti Trump.

Këtë deklaratë Presidenti amerikan e bëri në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, në një ceremoni nënshkrimi të projektligjit “Hape It Down” që ka të bëjë me kriminalizimin e ndarjes së imazheve intime pa pëlqim.

Ligjit i ri detyron platformat e mediave sociale të heqin imazhe të tilla brenda 48 orëve kur kërkohet nga viktima.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH