Aktualitet

Përplaset autoambulanca në Fier, arrestohet drejtuesi i saj

Shkruar nga Liberale

Përplaset autoambulanca në Fier, arrestohet drejtuesi i saj

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 64 vjeçar. Ky person u arrestua pasi ditën e djeshme autoambulanca që ai drejtonte u përplas me një kamion. Nga përplasja, pacienti në autoambulancë dhe punonjësi i Policisë që e shoqëronte ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

"Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin që drejtonte shtetasi I. S.. Si pasojë, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, pacienti që po transportohej me autoambulacë dhe punonjësi i Policisë që e shoqëronte".

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH