Showbiz

“Shitesh për 500 lek, ik në Dubai!”/ SHERRI publik me Xhenetën, Krisa e shpjegon një herë e mirë: Nuk më respekton...

Shkruar nga Liberale

“Shitesh për 500 lek, ik në Dubai!”/ SHERRI publik me

Xheneta Fetahu dhe Krisa Caushi kanë patur një debat të ashpër teksa ishin të ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”. Ato kanë shkëmbyer akuza dhe ironi të forta ndaj njëra-tjetrës.

Në një moment tensioni, Xheneta iu drejtua Krisës me fjalët provokuese: “Të jap 20 euro dhe mos fol për mua!”.

Nga ana tjetër, Krisa iu kundërpërgjigj ashpër Xhenetës me fjalët: “Shitesh për 500 lek, ik në Dubai!”.

E ftuar sot në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, u prek pak edhe ky debat i ashpër mes dy vajzave.

“Duke qenë se jemi pjesë të ekranit, unë jam moderatorë dhe e di shumë mirë se si është të mos respektohet një i ftuar. Nevina po e thoshte në studio ‘e lëmë me kaq këtë muhabet’ dhe unë nuk e zgjata më. Në momentin që vazhdon akoma dhe nuk më respekton, ok, prit pak se nuk do mbaj më. E pata edhe një situatë një herë tjetër kur jam përplasur me Xhenetën, që kam qenë me Tirin. Prapë një lloj ofendimi për kulturën, edukatën e Tirit, me shkollën, arsimimin.

Unë nuk kam asgjë personale me askënd. Unë i thashë një të vërtetë, mendimin tim, nuk ka fare pse të kthehet njeriu në atë lloj forme siç u kthye. Njeriu herë pas here duhet t’a pranojë të vërtetën që i thonë ose thjesht nuk ke pse e kthen ashtu”, u shpreh Krisa.

E pyetur nëse është përballur me Xhenetën pas asaj situate, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, tha ‘jo’.

“Refuzon të jesh në të njëjtin panel?”, ishte pyetja e radhës dhe Krisa u përgjigj:

“E kam shprehur dhe më përpara, po atë ditë, që unë në një studio televizive me një personazh që pata këtë lloj konflikti nuk dua të jem më. Refuzoj që të jem sepse dua të shmang ça do lloj situate, komenti, dua të shmang reagimet. Nuk do më pëlqente të shfaqesha sërish në këto lloj situatash”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH