Aktualitet

Adoleshenti u mundua t'i ikte policisë por ra në prangat e tyre, qarkullonte me armë në automjet

Shkruar nga Liberale

Adoleshenti u mundua t'i ikte policisë por ra në prangat e tyre,

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur.

I riu gjithashtu tentoi të arratisej në momentin që u lokalizua nga policia.

Në kuadër të operacionit “Golden Gun” u bë arrestimi i shtetasit A. T., 19 vjeç, banues në Zall Mner.

“Gjatë operacionit, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi A. T. dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Ai nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur dhe vënë në pranga”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në automjetin e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH