Ka nisur seanca për masën e vlerësimit për Artiola Sallahun, ku asnjë familjar i saj nuk ka qenë i pranishëm.
Sherri për një toke ne fshatin Tpla ku disa persona të fisit Sallahu në mesin e tyre edhe një vajzë 21-vjeçare kanë dhunuar çiftin e moshuar A. Jaku 65 vjeç dhe V. Jaku 60 vjeçe (bashkëshortë) ku gruaja vijon në spital në gjendje të rëndë.
Konkretisht ka qenë 21-vjeçarja Artiola Sallahu, ajo e cila me një send të mprehtë, dyshohet sëpatë ka qëlluar çiftin Jaku. Pas këtij episodi sot policia arrestoi 21-vjeçaren Artiola Sallahu. Pas arrestimit të Artiola Sallahut, Ylber Jaku pas këtij sherri vrau me armë Ryshyt Sallahun.
E arrestuara Artiola Sallahu sipas të dhënave paraprake eshët motra e viktimës Ryshit Sallahu.