Aktualitet

Kanabis me postë nga SHBA, policia kap “mat” dy të rinjtë në kryeqytet (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Kanabis me postë nga SHBA, policia kap “mat” dy të

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt vendit tonë, nëpërmjet postës me qëllim shitjen.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Kevin Qorpasha,24 vjeç dhe Dion Hoxha 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia njoftoi se dy të rinjtë u kapën, sapo morën pakon me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC,në një degë postare në Vorë.

“Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,f inalizoi operacionin “Pako 5”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Q.,24 vjeç dhe D. H.,22 vjeç,të dy banues në Tiranë.

Ata u kapën në flagrancë, menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri”, njofton policia. 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH