Globi

Çfarë po kurdiset në Moskë? Presidenti XI Jinping takohet me Putinin, nisin diksutimet mes dy liderëve

Shkruar nga Liberale

Çfarë po kurdiset në Moskë? Presidenti XI Jinping takohet

Presidenti kinez Xi Jinping, ka mbërritur në Kremlin, ku është mirëpritur nga homologu i tij rus, Vladimir Putin dhe dy udhëheqësit kanë nisur zyrtarisht bisedimet dypalëshe.

Sipas informacioneve zyrtare, Putin pritet të informojë presidentin kinez për ecurinë e marrëdhënieve të Rusisë me Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera, gjatë takimeve të planifikuara.

“Është kënaqësi e madhe t’ju mirëpres në Moskë. Jam shumë i lumtur që kemi mundësinë të takohemi përsëri dhe vlerësoj sinqerisht këtë rast për të biseduar personalisht me ju,” theksoi Putin gjatë fjalës së tij të mirëseardhjes. Ai falënderoi Xi Jinping për pjesëmarrjen në festimet e 80-vjetorit të Fitores së Madhe, që përkujton përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

“Për aq sa di, nesër gjatë paradës në Sheshin e Kuq, do të marrë pjesë një kontingjent ushtarak nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës – forca më e madhe e huaj që ka marrë pjesë ndonjëherë në këtë ngjarje,” sqaroi presidenti rus.

Presidenti kinez është një nga të ftuarit kryesorë të huaj në paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq më 9 maj. Moska pret praninë e 27 udhëheqësve të huaj në këtë ngjarje.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH