Globi

TRAGJIKE/ Po shkonin në ekskursion, përplaset autobusi me studentë e pedagogë, 10 të vdekur e disa të plagosur

Shkruar nga Liberale
TRAGJIKE/ Po shkonin në ekskursion, përplaset autobusi me

Një autobus me studentë e pedagogë u përplas ke të shtunën në Kolumbi.

Sipas mediave të huaja, autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur 11 të tjerë.

Shoferi humbi kontrollin e automjetit, i cili po transportonte 26 pasagjerë nga Tolima në Quindio.

Universiteti Humboldt ka shpallur dy ditë zie pas “humbjes së dhimbshme të disa kolegëve, studentëve, profesorëve dhe administratorëve” në aksident.

“Autobusi mbante 22 studentë, dy mësues dhe një oficer komunikimi”, tha rektori i universitetit Diego Fernando Jaramillo Lopez.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH