Globi

Tragjedi në Brazil: 2-vjeçari i merr armën babait dhe vret nënën me një të shtënë

Shkruar nga Liberale

Tragjedi në Brazil: 2-vjeçari i merr armën babait dhe vret

Një tragjedi tronditëse ka goditur një familje në shtetin brazilian të Minas Gerais , ku një djalë 2-vjeçar vrau aksidentalisht nënën e tij , një grua 27-vjeçare, pasi mori armën e lënë pa mbikëqyrje nga i ati. E gjithë dinamika e ngjarjes u kap nga kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpi, të cilat i përjetësuan në mënyrë dramatike momentet fatale.

Sipas raporteve të policisë për mediat lokale, familja ishte në oborr kur djali kurioz mori armën - një pistoletë të regjistruar 9 mm - që ndodhej mbi një tavolinë. Pa e vënë re prindërit e tij, djali rrëmbeu armën, ia drejtoi nënës së tij dhe shtypi këmbëzën. Plumbi e goditi gruan, fillimisht në krah dhe pastaj në gjoks.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital , por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, vdiq pak më vonë për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar. Babai, një prodhues rural, u thirr dhe u mor në pyetje nga policia, e cila filloi një hetim për mosruajtje të armës dhe vrasje të paqëllimshme. Pas marrjes në pyetje, burri u lirua , por arma, së bashku me municionin dhe karikatorin, u sekuestruan nga autoritetet kompetente. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH