Globi

VIDEO/ Reagimi i çuditshëm dhe mosbesues i Giorgia Meloni, kur i flet MACRON

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Reagimi i çuditshëm dhe mosbesues i Giorgia Meloni, kur i

(Video)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kap duke “rrotulluar” sytë me mosbesim pasi Presidenti francez Emmanuel Macron i pëshpëriti ndërsa ishte ulur në tryezën e rrumbullakët të G7-ës .

Reagimi erdhi ndërsa udhëheqësit botërorë nga Grupi i Shtatë (G7) - Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Kanadaja , Franca , Gjermania , Italia , Japonia  dhe BE-ja - u takuan në vendpushimin luksoz të Kananaskis, mes thellimit të krizave globale si në Ukrainë ashtu edhe në Lindjen e Mesme.

VIDEO/ Reagimi i çuditshëm dhe mosbesues i Giorgia Meloni, kur i

Meloni u kap nga kamerat duke u përkulur për të dëgjuar se çfarë po i pëshpëriste Presidenti francez. Ndërsa udhëheqësit botërorë zakonisht përpiqen të mbajnë seriozitet gjatë procedurave, Meloni nuk mundi ta fshihte reagimin e saj dhe dukej se rrotullonte sytë ndaj çdo gjëje që i kishte thënë Macron.

Gjithçka  vjen pas një takimi po aq të sikletshëm midis kryeministrit kanadez Mark Carney dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump. Carney e ndërpreu Presidentin e SHBA-së që të përgjigjej në pyetje të tjera pasi ai u pyet në lidhje me politikën e tij të imigracionit.

VIDEO/ Reagimi i çuditshëm dhe mosbesues i Giorgia Meloni, kur i

Kryeministri kanadez i ndërpreu pyetjet, duke u thënë gazetarëve: “Do të ushtroj rolin tim si kryetar i G7-ës, pasi kemi edhe disa minuta me Presidentin dhe ekipin e tij dhe pastaj duhet të fillojmë takimin për të adresuar disa nga këto çështje të mëdha.”

Tensionet në  samit shpërthyen pasi Donald Trump deklaroi në mënyrë sensacionale se përjashtimi i Rusisë nga grupi në vitin 2014 ishte një “gabim i madh” dhe madje e fajësoi atë për pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH