(VIDEO) Momenti kur televizioni iranian vihet në shënjestër drejtpërdrejt nga sulmi izraelit
Izraeli ka bombarduar televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve me raketa ndaj kryeqytetit, Teheran.
Shpërthime të shumta janë dëgjuar rreth Teheranit, ndërsa Izraeli lëshon kërcënime të reja për evakuim, duke paralajmëruar për sulme të tjets. Forcat iraniane gjithashtu paralajmërojnë banorët e Tel Avivit të Izraelit të evakuohen.
Netanyahu pas bombardimeve të fundit deklaroi se “Vrasja e Khameneit do t’i japë fund konfliktit”.
Raketat izraelite goditën edhe sot Teheranin, i cili u përgjigj me sulme në Tel Aviv dhe Haifa. Shkatërrime të mëdha në qendër dhe veri të vendit, viktima dhe të plagosur nga të dyja palët. Sulmet izraelite kundër Iranit thuhet se kanë vrarë të paktën 224 civilë në vend që nga e premtja: njoftoi Ministria iraniane e Shëndetësisë.
Thuhet se Khamenei po strehohet në një bunker , por SHBA-të kanë vënë veton ndaj vrasjes së tij. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian: “Nuk po kërkojmë të pajisim me armë bërthamore.” Trump i ofron Putinit një rol ndërmjetësimi në konflikt : Jo nga G7.