Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se raketat balistike janë lëshuar nga Irani. Dhe pas këtij njoftimi disa shpërthime u dëgjuan mbi Tel Aviv, shkruan Sky News.
IDF ka lëshuar një mesazh për të paralajmëruar izraelitët të kërkojnë strehim sapo të njoftohen. “Sistemet mbrojtëse po punojnë për të kapur kërcënimin”, thuhej në deklaratë.
Irani nisi dy valë raketash në përgjigje të sulmeve izraelite, duke aktivizuar alarme për sulme ajrore në pjesë të Izraelit qendror dhe verior në orët e para të mëngjesit.
Kujtojmë se Irani dhe Izraeli po shkëmbejnë zjarr për të pestën ditë me radhë.