Niveli i suficitit në arkën e shtetit, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në periudhën 5 mujore të vitit 2025, rezultoi në rreth 40.41 miliardë lekë, ose rreth 400. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit ka rezultuar 19.7% më i ulët ose 9.9 miliardë lekë më pak. Në 5 muajt e parë të 2025 sufiçiti ka rënë me rreth 100 milionë euro.
Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Maj 2025 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale arritën në rreth 305.92 miliardë lekë për 5 mujorin e vitit 2025.
Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 265.52 miliardë lekë për 5 mujorin e vitit 2025.
Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Maj 2025:
Të ardhurat totale, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 305.92 miliardë lekë, një realizim në masën 100.2 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë më shumë ose 6.5 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 5 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 40.4% të planit vjetor.
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar – Maj 2025, janë në shumën 203.4 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 0.8% më shumë se plani për periudhën Janar – Maj 2025. Krahasuar me Janar – Majin e vitit 2024, janë mbledhur 19.8 miliardë lekë ose 10.8% më shumë.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar – Maj 2025, u realizuan në vlerën 92.7 miliardë lekë, 3 miliardë lekë ose 3.3% më shumë se Janar – Maji i vitit 2024.
Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar – Maj 2025, janë 62.3 miliardë lekë, 514 milionë lekë ose 0.8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar – Maj 2025, janë realizuar në shumën 25.7 miliardë lekë, 2.6 miliardë lekë ose 11.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim në shumën 1.1 miliardë lekë ose 4.6% më shumë se plani i akcizës për periudhën Janar – Maj 2025.
Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerarenë eksport, për periudhën Janar – Maj 2025, janë në shumën 1 miliard lekë, një realizim prej 81.5 % kundrejt planit të periudhës.
Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar – Maj 2025, janë arkëtuar në vlerën 3.7 miliardë lekë, 150 milionë lekë ose 4.2% më shumë se Janar – Maji i vitit 2024, si dhe realizim prej 88.6% kundrejt planit të periudhës.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar – Maj 2025, u realizuan në shumën 110.8 miliardë lekë, 16.8 miliardë lekë ose 17.9% më shumë se Janar – Maji 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 5.3 miliardë lekë ose 5% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 30.5 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë ose 31.5% më shumë se periudha Janar – Maj 2024, dhe me realizim në shumën prej 3.1 miliardë lekë ose 11.5% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar – Maj 2025 janë në shumën 6.8 miliardë lekë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 28.5 miliardë lekë, 899 milionë lekë, ose 3.3% më shumë se periudha Janar – Maj 2024.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar – Maj 2025, janë në shumën 34.1 miliardë lekë, 7.3 milardë lekë ose 27.2% më shumë se periudha Janar – Maj 2024, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 15.1% më shumë se plani i periudhës Janar – Maj 2025.
Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar – Maj 2025, u realizuan në shumën 17.8 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 8.4% më shumë se Janar – Maji i vitit 2024.
Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH për periudhën Janar – Maj 2025, u realizuan në shumën 73.5 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 12.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe me realizim prej 104.5% të planit të periudhës.
Shpenzimet
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 265.52 miliardë lekë me një realizim në masën 95.4% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.1% më i lartë ose rreth 28.6 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 5 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 32.2% e planit vjetor.
Shpenzimet korente, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 243.42 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 12.6% më i lartë ose rreth 27.3 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet kapitale, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 21.23 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 2.2% më i lartë ose rreth 461 milionë lekë më shumë.