Globi

TRUMP thirrje "të gjithëve" të evakuojnë menjëherë kryeqytetin e Iranit! Por si mund të largohen 10 milionë banorë?

Shkruar nga Liberale

TRUMP thirrje "të gjithëve" të evakuojnë

Shpërthime janë dëgjuar gjatë natës në Teheran, pak orë pasi Donald Trump u tha "të gjithëve" të evakuojnë menjëherë kryeqytetin e Iranit.

Presidenti amerikan e shkurtoi vizitën e tij në G7 për shkak të situatës në Lindjen e Mesme:
Trump i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mblidhet , por SHBA-të nuk po i bashkohen ofensivës izraelite ndaj Iranit, thonë zyrtarët amerikanë.

Në Iran, gazetari i BBC thotë se rrugët janë të bllokuara dhe njerëzit të rraskapitur; 'si mund të evakuohen 10 milionë njerëz', pyeti një banor.
Sirenat në Izrael kanë rënë disa herë gjatë orëve të fundit, por ende nuk janë raportuar dëme të konsiderueshme.

Gjithnjë e më shumë njerëz po përpiqen të largohen nga Teherani, por trafiku është ende shumë i ngjeshur, njësoj siç ka qenë gjatë ditëve të fundit.
Një familje sipas gazetarit të BBC që njoh e nisi udhëtimin e saj nga Teherani dhe mbërriti 14 orë më vonë në një udhëtim që normalisht do të zgjaste tre orë. Ata thanë se ishin “me fat” që më në fund ia kishin dalë. Të njëjtën ndjenjë ndanin edhe shumë të tjerë , të cilët arritën të largoheshin nga Teherani, por ishin të shqetësuar për miqtë dhe familjen që nuk kishin mundur të mblidhnin valixhet dhe të niseshin.
«Rrugët janë fjalë për fjalë të bllokuara, kështu që është mjaft e paarsyeshme të shkosh dhe të ngecësh në trafik për momentin», i tha një tjetër banor BBC teksa ishtr lënë ende Teheranin.
Dje ishte Benjamin Netanyahu që u kërkoi banorëve të një pjese të Teheranit të largoheshin, pastaj Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tha "të gjithëve" të evakuoheshin nga kryeqytet” në mbrëmje.

Më herët të hënën, Izraeli tha se kishte sulmuar ndërtesat e mediave shtetërore iraniane në Teheran, sulmet të filmuara drejtpërdrejt në televizion.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit thotë se të paktën 224 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga e premtja; numri i të vrarëve në Izrael u rrit në 24.

Ambasada e Kinës në Izrael u bëri thirrje të martën qytetarëve të saj të largohen nga vendi "sa më shpejt të jetë e mundur", ndërsa Izraeli dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë sulme të ashpra. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH