Sipas komandantit të mbrojtjes ajrore rajonale, Yuri Dashkin, intensiteti i sulmit u rrit ndjeshëm në momentin kur helikopteri i Komandantit Suprem po fluturonte mbi zonë.
Ai pretendoi se “helikopteri i presidentit ishte në thelb në epiqendrën e sulmit të zmbrapsur”. Deri tani nuk ka raportime për ndonjë lëndim të presidentit rus.
Gjatë operacionit, forcat ruse pretendojnë se kanë rrëzuar gjithsej 46 dronë ukrainas.
Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kremlini, por i shtohet një serie raportimesh në ditët e fundit që pasqyrojnë tensionin në rajonin e Kurskut, pas marrjes së territorit nga forcat ruse. Vetë Putin vizitoi së fundmi zonën, njoftoi Kremlini të mërkurën.