Globi

TRAGJEDI në Alpe, gjenden të pajetë 5 skiatorë

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI në Alpe, gjenden të pajetë 5 skiatorë

Gjenden të pajetë pesë skiatorë pranë resortit luksoz të Zermatt-it në Zvicër. Siç shkruan BBC, viktimat u zbuluan një ditë pasi shërbimet e emergjencës u informuan nga një grup alpinistësh se kishin parë disa palë ski të braktisura teksa ngjiteshin në Alpet e Valais.

Policia lokale thotë se skiatorët e pajetë u gjetën pas kërkimeve intensive ajrore e tokësore, në zonën e akullnajës Adler.

“Trupat e pajetë u gjetën në lartësi të ndryshme, në grumbuj ortekësh, në zona të thella alpine afër kufirit mes Zvicrës dhe Italisë, në një terren mjaft të vështirë”, thonë autoritetet, teksa po vijojnë kërkimet për gjetjen e një tjetër skiatori të zhdukur.

Paraprakisht thuhet se shkak i vdekjes së tyre mund të ketë qenë një ortek, teksa ata zbrisnin nga maja e Rimpfischhorn (4,199 metra).

Zermatt është një nga resortet më të njohura dhe luksoze në Zvicër, i frekuentuar nga skiatorë nga e gjithë Evropa, përfshirë shumë britanikë. Por terrenet përreth, paraqesin rrezikshmëri të lartë për shkak të klimës së paparashikueshme dhe rrezikut të ortekëve.

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH