Showbiz

Me cilin nga ish-banorët nuk ka RAPORTE të mira? Krisa Caushi pas "BBV": Më ka kërkuar falje...

Shkruar nga Liberale

Me cilin nga ish-banorët nuk ka RAPORTE të mira? Krisa Caushi pas

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Krisa Caushi, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel. Moderatorja e njohur foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe për projektet e saj.

Një Big Brother mbaroi, po zakonisht kur mbaron Big-u një tjetër fillon në jetën reale, është kështu?

Është më e vështirë dalja se sa qëndrimi të them të drejtën. Sepse në Big Brother realiteti yt është shtëpia brenda, banorët, e gjithë bota jote rrotullohet aty. Ama kur ti del jashtë, ti merresh me informacionet, me njerëzit, me përgjegjësi të tjera, një publik që do të dijë akoma më shumë për ty. Kështu që është pak e vështirë.

Ishte e vështirë për të marrë vendimin për t’u futur brenda? Për më tepër se ti u fute çift

E kam marrë vendimin shpejt. Në momentin që më erdhi ftesa ngela, pësova një lloj shoku, në kuptimin e mirë të fjalës pasi nuk e prisja. Nuk është se nuk e kisha menduar ndonjëherë Big-un, normalisht lloj reality që të gjithë njëherë në jetën tonë kemi thënë ‘ça do ndodhte po ta provonim?’. Më ka pëlqyer shumë si eksperiencë. Është eksperiencë shumë e bukur, ja vlen për të gjithë ata që marrin ftesën, t’a provojnë pse jo, e të marrin më të mirën prej saj. Se përveç tensioneve dhe debateve që ndodhin në shtëpi, ka edhe momente të bukura. Mua më merr malli herë pas here për ambientin e shtëpisë.

Edhe për kohët e bukura që kemi kaluar, edhe ato debatet kanë patur lezetin e vet. Se kur ishte shtëpia e qetë se si të dukej.

Kishe menduar gjëra ndryshe para se të futeshe dhe bëre gjëra komplet ndryshe kur u fute?

Po. Sado njerëzit mund t’a shikojnë Big Brother nga mëngjesi deri në darkë, sërish përjetimi është komplet ndryshe brenda. Unë kisha krijuar një perceptim për shtëpinë, për banorët, për situatat dhe kur hyra brenda dhe shikoja gjithë ngjarjen, gjithë rrjedhën e gjësë, unë që po e përjetoja thoja ‘ok, mbase kam krijuar një keqinterpretim për atë person’.

Një person që kam menduar që nuk do shkoja mirë ka qenë Rozana. Më dukej pak karakter i ftohtë, karakter që ishte gjithë kohës provokative te loja, te nervat, të testonte. Mendoja se do më shikonte si banore të re dhe do tentonte të bënte diçka, ndodhi komplet e kundërta.

Një person që prisja të kisha më shumë afrimitet ishte Gerta Gixhari. Jo se nuk patëm, po ishte i vetmi person që njihja nga jashtë kur hyra në shtëpi. Po si duket u lidha më shumë nga ana emocionale me personat brenda, pra me Rozanën, Gjestin, Eglin, Lartin. Krijonim shumë momente funny, kënaqeshim më shumë. Ndërsa Gerta ishte pak më strategjike, më lojtare e ftohtë, e kishte mendjen te loja gjithë kohës.

Po kur dolët jashtë me Gertën u riafruat?

Jemi takuar në daljet tona, qoftë në ambientet e Top-it, qoftë te ‘afterparty’, kemi komunikuar herë pas here, po jo se kemi ruajtur një raport në sensin që të dalim të pimë një kafe.

Më kë nuk do ruash raport fare me ata që ishin aty?

Nuk ndiqemi me të gjithë banorët ne rrjetet sociale, nuk është se kam ndonjë që të them nuk do e takoj kurrë ose nuk do pi një kafe. Jam e hapur të pi kafe me të gjithë, nuk e kam problem. Ça ndodhi në Big ndodhi në Big. Një banor që realisht nuk do të doja të isha në një tavolinë me të është Jozi, për shkak të situatave që kanë ndodhur në shtëpi. Nuk më ka pëlqyer sjellja, qasja që tregoi edhe në fund, ai mund të jetë banori i vetëm që jam e stepur.

Po me Loredanën? Dhe të gjithë e dinë pse po të pyes?

Loredana më ka kërkuar falje ditën që u mblodhëm në Top se ishim të ftuar te dasma e Eglit dhe Gjestit. Më kërkoi falje dhe më tha ‘nuk e di se si e ke përjetuar jashtë’, i thashë ‘jemi ok’. Jam njeri që fal, e di që është lojë, unë mbase nuk do shkoja e të futesha mes një çifti për lojë. Përshëndetemi sa herë jemi parë, kaq.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH