Showbiz

Cili u ELIMINUA mbrëmë nga “Ferma VIP” dhe ja kush u zgjodh si kryefermer

Shkruar nga Liberale
Cili u ELIMINUA mbrëmë nga “Ferma VIP” dhe ja kush u

Frederik Ndoci ishte fermeri i cili pas votës së publikut u largua gjatë spektaklit të mbrëmjes së të premtes nga “Ferma VIP 2”.

Ai ishte në një televotim me Erand Sojlin, Elinara Shehun, Big Bastën dhe Anduel Kovaçin. Sipas rregullores, ku i eliminuari zgjedh edhe kryefermerin e ri, Frederik Ndoci zgjodhi Anduelin.

Luana: Në këtë moment thërras zarfin e eliminimit. Moment i cili nuk na pëlqen por është pjesë e këtij spektakli. Fermerë do të ndaj me ju vendimin e publikut. Fermeri që humbet sonte statusin fermer dhe që do të duhet të largohet përfundimisht nga Ferma VIP 2 është Frederiku.

Frederiku: A të rri dhe sonte për Elinarën.

Frederiku: Nuk më vjen keq mua fare.

Luana: Megjithatë do të të kem përballë sonte.

Frederiku: Ishte një praktikë e jashtëzakonshme. Kënaqësi e madhe që të jem dhe me ata që nuk janë VIP-a. Kënaqësia ka qenë edhe për ata që na kanë parë nga shtëpia dhe për të gjithë ata që më kanë ndjekur. Kaq ishte. Ferma VIP nuk është për VIP-a 67-vjeç, unë besoj se jam i pari në botë që e kam bërë,.

Luana: Duhet të them që e superuar në mënyrë fantastike.

Frederiku: Tani fillon kënaqësia. Kur mbush ato valixhet thua që unë kam familje, kam fëmijë që më presin. Për mua ishte kënaqësi edhe për të afërmit që i kam larg. Qëllimi im ka qenë në fermë për datën 11 maj e cila u realizua. Qëllimi tjetër ka qenë që kush se njeh Frederikun, ky jam. Për Frederikun që është kontrapedal edhe me veten, Basta urime për fitoren.

Luana: Frederik emrin e kryefermerit të ri?

Frederiku: Kryefermeri i ri është Andueli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH