Aktualitet

"Do e pija vetë se nuk ndihesha mirë këto ditë', kandidati i Lapajt sqarohet për KOKAINËN

Shkruar nga Liberale

"Do e pija vetë se nuk ndihesha mirë këto ditë',

Kandidati për deputet i “Nismës Shqipëria Bëhet”, Ergys Isufi i arrestuar një ditë më parë pasi u kap me kokainë, mësohet se është lënë i lirë nga policia. 

Burime për mediet bëjnë me dije se Isufi është shprehur përpara autoriteteve se kokainën e kishte me vete për konsum personal, pasi gjatë kësaj fushate nuk ndihej mirë.

Madje ai ka pranuar se ka konsumuar dhe më parë lëndë narkotike.

“E kisha për konsum personal. Do e pija pasi nuk ndihesha mirë këto ditë fushate. Kam konsumuar dhe më parë”, mësohet të jetë shprehur Isufi.

Kandidati i Adratik Lapajt u arrestua ditën e djeshme nga policia e Sarandës, teksa po udhëtonte me automjetin e tij drejt Borshit, ku dhe do të mbahej tubimi elektoral i “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Por në momentin që kandidati është ndaluar nga forcat e policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur pak minuta më vonë. 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH