Kronikë

Në pranga kandidati i Adriatik Lapajt në Sarandë, POLICIA: Iu gjet një dozë kokainë

Shkruar nga Liberale

Në pranga kandidati i Adriatik Lapajt në Sarandë, POLICIA: Iu

Policia e Sarandës tha se prangosi në flagrancë kandidatin e koalicionit "Shqipëria Bëhet", Ergys Isufi.

Sipas raportimeve në media, Isufit i është gjetur një dozë kokainë. Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë..

Aktualisht, policia ka kryer edhe bastisjen e banesës së tij në Sarandë për të parë nëse gjendeshin sasi të tjera droge.

Ky zhvillim ka befasuar disi banorët e qytetit bregdetar, pasi Isufi nuk njihet si person problematik në Sarandë dhe nuk ka precedentë penalë. Prej kohësh ai jeton dhe punon në Suedi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH