Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme një person në pikën kufitare Morinë, pasi tentoi të trafikonte drogë në Shqipëri.
Policia gjeti mbi 2 kg kanabis, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë. Sipas informacioneve 35-vjeçari nga Fieri ka përfunduar në pranga
“Në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin P. G.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë.