Kronikë

Mungonte vrojtuesi! Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës

Shkruar nga Liberale

Mungonte vrojtuesi! Po lahej në det, humb jetën pushuesi në

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, ku një pushues humbi jetën në det.
Në mungesë të  vrojtuesit të plazhit, kanë qenë pushues të tjerë që kanë tentuar ta ndihmojnë, por pa rezultat.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një burrë në moshë të re, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij. Nuk dihet nëse shkaku i vdekjes është mbytja apo një atak kardiak i papritur.

Asnjë nga pushuesit nuk e ka njohur në momentet e para viktimën, duke e bërë më të vështirë identifikimin e tij.

Efektivët e policisë, që mbërritën në vendngjarje , po punojnë për identifikimin e viktimës, pasi trupi i pajetë u nxor nga uji nga pushuesit.

Mungesa e vrojtuesve të plazhit mbetet problem edhe për këte sezon turistik në shumë segmente të bregdetit.

"Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti" tha policia.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH