Kronikë

Krim për grabitje: Arrestohen tre shqiptarë për vrasjen e noteres greke

Shkruar nga Liberale

Krim për grabitje: Arrestohen tre shqiptarë për vrasjen e noteres

Noterja Greke

Zbardhet vrasja e rëndë e noteres greke në Zakynthos – tre shqiptarë në pranga, mes tyre baba e bir

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar për vrasjen e rëndë të një notereje 69-vjeçare në ishullin Zakynthos, ngjarje që ndodhi në shkurt të këtij viti. Viktima u sulmua në banesën e saj nga tre persona — një baba, djali i tij dhe një mik i tyre — të cilët kishin si qëllim grabitjen.

Autorët i zunë pritë gruas në momentin që ajo po kthehej në shtëpi, e sulmuan dhe hynë me forcë në banesë. Sipas burimeve hetimore, çelësi për zbardhjen e ngjarjes ishte arrestimi i njërit prej tyre që jetonte në zonën e Nemeas. I ndodhur përballë provave, ai pranoi pjesëmarrjen dhe tregoi në detaje dinamikën e krimit.

Ai dëshmoi se kishte udhëtuar drejt Zakynthosit një ditë përpara krimit, pas kontakteve me bashkëpunëtorin që jetonte në ishull dhe që kishte informacione për paratë që mbante noteria në shtëpi. Autorët qëndruan në një dhomë të marrë me qira dhe planifikuan sulmin.

“Veshëm kapuçë, maska dhe doreza, i bëmë pritë”, mësohet të ketë thënë njëri nga të dyshuarit. Sapo panë noteren të kthehej, e sulmuan për t’i marrë çelësat. Sipas dëshmisë, në përpjekje për të hapur derën, njëri prej tyre vuri re që viktima kishte rënë në tokë dhe po gjakoste. Ata u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Pas krimit, dy prej tyre ecën në këmbë për rreth një orë dhe më pas thirrën djalin e autorit kryesor, i cili i mori me makinë. Gjatë rrugës, ata hodhën armët e krimit dhe dogjën rrobat për të eliminuar gjurmët. Më pas, për afro dy muaj nuk patën kontakte mes tyre, për të shmangur dyshimet.

Hetimet treguan se dy burrat, që punonin në ndërtim, kishin planifikuar grabitjen ndaj noteres që jetonte e vetme. Djali kishte marrë përsipër rolin e shoferit. Babai dyshohet të jetë personi që e goditi gruan me thikë në pjesën e brendshme të kofshës, duke i shkaktuar një hemorragji fatale. Megjithatë, ai nuk ka pranuar autorësinë e goditjes, ndryshe nga shokët e tij, të cilët kanë bashkëpunuar me hetuesit.

Trupi i pajetë i noteres u gjet nga i biri mëngjesin e ditës pas vrasjes, pranë hyrjes së banesës dhe pranë makinës së saj. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja kishte ardhur nga një plagë e thellë e shkaktuar me mjet prerës, që solli humbje të menjëhershme gjaku dhe vdekje të shpejtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH