Kronikë

Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj dënohen për trafik droge në Itali

Shkruar nga Liberale.al

Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj dënohen për trafik droge në

Elvis Demçe, i njohur ndryshe si “Zoti i drogës”, është dënuar me 15 vjet burg nga drejtësia italiane për trafik droge, ndërsa Ermal Arapaj, i njohur si “Ufo”, do të vuajë 10 vjet burg. Të dy ishin drejtues të organizatave rivale që kontrollonin territore të trafikut të drogës në zonat mes Romës, Acilias dhe Velletrit.

Demçe ishte dënuar më parë me 18 vjet burg, ndërsa Arapaj me 16 vjet, por Gjykata e Kasacionit uli dënimet përkatësisht me 3 dhe 6 vjet, duke aplikuar procedurën e shkurtuar.

Hetimet e udhëhequra nga prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini zbuluan përplasjet e ashpra mes dy grupeve, shpesh të shoqëruara me kërcënime me armë dhe incidente të dhunshme. Në korrik 2020, Arapaj i shpëtoi një prite të organizuar nga njerëzit e Demçes, ndërsa më 5 shtator 2024, një vilë që i përkiste Arapajt në Velletri u përfshi nga flakët.

Demçe, i përfolur për lidhje me organizatën famëkeqe italiane Camorra, kishte shprehur hapur egon e tij duke thënë: “Unë jam Zoti”. Ndërkohë, Arapaj, dikur mik i ngushtë i tij, përfitoi nga periudhat e burgut të Demçes për të zgjeruar territorin dhe ndikimin e grupit të vet.

Një tjetër detaj i rëndësishëm i dosjes është se Demçe kishte planifikuar edhe vrasjen e njërit prej prokurorëve të çështjes, Francesco Cascini, por autoritetet arritën ta ndalojnë në kohë.

Të dy shqiptarët u arrestuan dhe u dënuan pas një hetimi të gjerë mbi aktivitetet e tyre kriminale që tronditën zonat përreth Romës për disa vite me radhë.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH