Kronikë

Minatori plagoset në minierën e Bulqizës

Shkruar nga Liberale.al

Minatori plagoset në minierën e Bulqizës

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në minierën e Bulqizës. Një minator 40-vjeçar, me inicialet A.N, është plagosur ndërsa punonte në një nga galeritë e kromit të kompanisë “ACR”. Ai është goditur nga një masiv gurësh në thellësi të tokës.

Fillimisht, minatori u dërgua në Spitalin Bashkiak të Bulqizës, ku mori ndihmën e parë. Më pas, për një kontroll më të specializuar, ai u transferua në Spitalin Rajonal të Dibrës. Mjekët konfirmuan se gjendja e tij është e stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja nuk është shoqëruar me ndonjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit apo nga institucionet përgjegjëse. Dyshohet se shumë raste të tilla nuk bëhen publike dhe kalojnë pa raportim në media, ndonëse të plagosurit dërgohen për trajtim mjekësor.

Aksidentet në minierat shqiptare, veçanërisht në Bulqizë, janë të shpeshta dhe shpesh kanë pasoja tragjike. Vetëm dy ditë më parë, një minator humbi jetën në një galeri kromi në Përrenjas. 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH